Lufta kundër korrupsionit, GREKO: Maqedonia pa përparim të prekshëm

Trupi kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës – GREKO, në raportin e tij më të ri për Maqedoninë vlerëson se “nuk ka përparim të prekshëm” në këtë fushë, njofton Portalb.mk.

Ky trup vlerëson se rezultate në Maqedoni janë “dukshëm dëshpëruese” dhe i fton autoritetet të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me rekomandimet të cilat janë dhënë përpara katër vite e gjysmë.

Vetëm 6 nga  19 rekomandime janë zbatuar, thotë Këshilli i Evropës.

“Në lidhje me deputetët asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar as pjesërisht, përveç Kodit për Deputetët. Në lidhje me gjykatësit dhe prokurorët, raporti ka konstatuar se vendi ka bërë përparim të kufizuar”, thuhet në kumtesë.

GREKO e thekson miratimin e amendamenteve për ligjin për Këshillin Gjyqësor. Trupi i thekson edhe kontroversat në lidhje me Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe mungesën e përparimit në deklaratat për prona dhe interesa.

GREKO përfundon se niveli i ulët i harmonizimit me rekomandimet është “globalisht e pakënaqshme” dhe kërkohet nga shefi i delegacionit për Maqedoninë që të prezantojë raport të ri për përparimin në implementimin e rekomandimeve sa më shpejtë që është e mundshme, më së voni deri më 30 qershor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button