Premtimet për Çairin, ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me zgjerimin e “Rrugës së Plastikave”

Në Shkup do të vazhdojë të mbisundojë gjendja kaotike me komunikacion të ngarkuar, pasi që edhe këtë vit nuk do të fillojnë punimet për zgjerimin e kësaj rruge, shkruan Portalb.mk.

Realizimi i këtij projekti ishte premtim parazgjedhor i kryetarit aktual të komunës së Çairit, Visar Ganiu, por siç duket procedurat kanë ngecur dhe nuk pritet që të fillojnë punimet këtë vit edhe pse sipas Ganiut në intervistën e dhënë për Portalb.mk, mjete buxhetore për këtë vit janë ndarë për projektin në fjalë.

Nga komuna e Çairit thonë se zgjerimi i kësaj rruge është kompetencë e Qytetit të Shkupit të cilët duhet të përpilojnë dhe zbatojnë projektin me mjetet e ndara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, edhe pse ky projekt u premtua dhe ishte në Kontratën e Visar Ganiut.

“Bulevardi “Nikola Karev” ose e njohur si rruga e plastikave në bazë të Ligjit për Qytetin e Shkupit është kompetencë e Qytetit të Shkupit të cilët duhet të përpilojnë dhe zbatojnë projektin me mjetet e ndara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Qytetin e Shkupit dhe na është premtuar realizimi i këtij projekti”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.

Nga ana tjetër nga Qyteti i Shkupit thonë se për momentin aksionet e vetme që kanë ndërmarrë në rrugën e plastikave kanë qenë në lidhje me mënjanimin e veturave të parkuara në rruge dhe se do të intervenohet edhe në atë pjesë mirëpo jo në këtë fazë.

“Gjithsesi se do të intervenohet edhe në atë pjesë mirëpo jo në këtë fazë. Jeni dëshmitarë se Qyteti i Shkupit është i angazhuar në këtë pjesë të qytetit si asnjëherë më parë. Për momentin aksionet e vetme që kemi ndërmarrë në rrugën e plastikave kanë qenë në lidhje me mënjanimin e veturave të parkuara në rrugë, me qëllim të qarkullimit më të lehte të veturave”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.

Kurse sa i përket pyetjes se nëse nuk fillojnë punimet a do të humben mjetet buxhetore të ndara për realizimin e këtij projekti këtë vit, as komuna e Çairit dhe as Qyteti i Shkupit nuk dhanë përgjigje.

Ndërkaq kryetari i komunës së Çairit, Visar Gani gjatë fushatës së tij parazgjedhore premtoi shumë gjëra lidhur me përmirësimin e kushteve të kësaj komune, e cila për vite të tëra është lënë në mjerim dhe në kaos të vërtetë.

Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button