VV-ja akuzon dhe PSD-në për zaptim të Komunës me PDK-në

Përplasjet midis përfaqësuesve të dy partive politike, që deri para pak muajsh ishin nën po të njëjtin kulm, por u ndanë para disa muajsh, pra Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate (PSD), rreth ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë, kanë vazhduar edhe të mërkurën.

Vetëvendosje e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i PSD-së se qëllimi i tij është pasurimi dhe zaptimi i Komunës bashkë me PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, inauguroi zaptimin e Komunës, kanë deklaruar këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë shtypi që e kanë thirrur të mërkurën, ku thanë se ky zaptim bëhet i mundshëm, duke e larguar Vetëvendosjen nga Komuna.

Shefja e këshilltarëve të VV-së në KK të Prishtinës, Leonora Bajraktari, ka thënë se Ahmeti është sjell me arrogancë ndaj këshilltarëve të VV-së, Egzon Azemi duke i thënë “mshele gojën!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button