Lëndohet rëndë një shkupjan, me veturë e ka goditur një kamion të parkuar

Dje në orën 22:40 në udhëkryqin e rrugës rajonale Shkup – Hec “Kozjak” dhe rrugës “1” fshati Batincë, një veturë e tipit “Tojota Jaris” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.N. (22) nga Shkupi e ka goditur një automjet transportues të tipit “MAN” me targa të Shkupit, i cili ka qenë i parkuar nga M.O. (49) nga Shkupi, informon policia, njofton Portalb.mk.

Pas fatkeqësisë, N.N., me automjetin e Ndihmës së Shpejtë, është dërguar për mjekim në shtëpinë shëndetësore private “Axhibadem Sistina” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Ekipi i SPB Shkup, ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button