I mituri tenton përdhunim në mes të ditës

Në mes të ditës në bregun e lumit Vardar një i mitur tentoi të përdhunon një shkupjane 39 – vjeçare.

Sipas informatave policore ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:20 kur gruaja ka lëvizur në këmbë në kejin e lumit dhe ka biseduar në celular.

Në një moment ka parë një mashkull të zhveshur. Personi i është gjuajtur, pas çka gruaja është rrëzuar dhe ka filluar ta prekë nëpër trup.
Shkupjanja ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga ai.

Pas masave të ndërmarra është gjetur personi, bëhet fjalë për 15 vjeçarin SH.G. nga Shkupi, kundër të cilit nga ana e SPB Shkup pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngrihet procedurë adekuate.

Lajme të ngjashme

Back to top button