fbpx

Të vdekur dhe të plagosur në një sulm raketor të Hamasit kundër Izraelit, Tel-Avivi kundërpëgjigjet

Luftëtarë nga lëvizja islamiste palestineze Hamas dje lansuan dhjetëra raketa nga Rripi i Gazës mbi Izraelin, i cili u kundërpërgjigj me sulme ajrore.

“Mbi territorin e Izraelit deri në këtë moment janë gjuajtur rreth 70 raketa. Shumica e tyre kanë rënë në rajone banimi, ndërsa 11 janë takuar nga sistemi izraelit për mbrojtje antiraketore. Por, dy kanë rënë në qytetin Sderot”, theksuan nga policia dhe armata, transmeton BTA.

Forcat e aviacionit izraelit njoftuan se i kanë goditur të paktën 12 caqe në Gazë, duke e përfshirë një fabrikë për prodhimin e betonit dhe të elementeve për ndërtim të tuneleve, si dhe objekte ushtarake. Në kundërpërgjigjen ushtarake të Izraelit, e humbën jetën të paktën një palestinez, ndërsa janë plagosur të paktën pesë.

I dërguari i posaçëm i KB-së për Lindjen e Afërt, Nikollaj Mlladenov apeloi deri te Izraeli dhe Hamasi që të “tërhiqen nga kulmi” i një përplasjeje të re.

“Situata mund të përkeqësohet shpejtë, me pasoja katastrofike për të gjithë njerëzit”, tha Mlladenov.

Sulmi po ndodhë edhe krahas negociatave për arritje të progresit drejt armëpushimit eventual, që të evitohet lufta e katërt, në 10 vitet e fundit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close