SHBA, gjenden mbetje njerëzore të një fëmije në shtëpinë ku u shpëtuan 11 fëmijë

Autoritetet në SHBA kanë gjetur mbetje njerëzore të një fëmije në shtëpinë në të cilën ditë më parë u gjetën 11 fëmijë që ishin mbajtur në kushte shumë të këqija në mes të shkretëtirës në New Mexico, raporton Anadolu Agency (AA).

Jerry Hogrefe, zyrtar policor, tha se mbetjet njerëzore të një fëmije janë gjetur gjatë hetimeve në shtëpinë në rajonin Amalia dhe se autoritetet janë duke i vazhduar aktivitetet për identifikimin e tij.

Siç thuhet, mbetjet mund të jenë të katërvjeçarit Abdul Ghani Wahhaj, i cili ishte zhdukur në muajin nëntor, fëmija i Siran Ibn Wahhaj i cili u arrestua gjatë operacionit në shtëpi.

Ndryshe, policia të premten në mes të shkretëtirës në Amalia gjeti 11 fëmijë nga mosha 1 deri në 15, në gjendje të uritur, etur dhe të frikësuar, ndërsa arrestoi pesë persona të rritur, përfshirë tri gra.

Hogrefe kishte theksuar se fëmijët ishin këmbëzbathur dhe me rroba jo të duhura, duke shtuar se në shtëpinë ku janë gjetur fëmijët mungonte uji dhe rryma elektrike.

Fëmijët e shpëtuar janë marrë nën mbrojtje nga departamenti i shërbimeve sociale, kurse të personat e akuzuar për abuzim të fëmijëve janë transferuar në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button