U sulmua me bombë-dron, ja kë e akuzon për atentat presidenti i Venezuelës (VIDEO)

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ka bërë përgjegjës liderin e opozitës, Julio Borges, për tentativën e atentatit kundër tij të shtunën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në një kanal televiziv, Maduro ka pretenduar se lideri i opozitës Borges është përgjegjës për këtë ngjarje duke iu referuar deklaratave të 6 personave të arrestuar pas tentativës për atentat.

“Disa deklarata të dhëna tregojnë Julio Borges. Hetimet po vazhdojnë”, është shprehur Maduro duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me rolin e Borges në këtë ngjarje.

Maduro tha se në mesin e të dyshuarve është edhe emri i deputetit opozitar Juan Requesens i cili në pamjet në median sociale është vërejtur se është arrestuar nga policia.

Në programin i cili ka zgjatur rreth 2 orë, Maduro ka ndarë videot e të dyshuarve dhe fotografitë e dronëve që kanë shpërthyer. Ai duke mbajtur në dorë edhe kapelet e ushtarëve të plagosur gjatë tentativës së atentatit, ka theksuar se zyrtarëve në SHBA dhe Kolumbi do t’i paraqesin provat e nevojshm dhe se do të kërkojnë bashkëpunimin e tyre për kapjen e autorëve dhe financuesit e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë që lideri i partisë socialiste dhe kryetar i parlamentit kombëtar Diosdado Cabello, në një postim në Twiter ka theksuar se Borges dhe Requesens kanë imunitet por se për këtë çështje po pregatisin një projektligj të ri.

Sulmi me dronë të ngarkuar me lëndë shpërthyese u krye gjatë një fjalimi të mbajtur në Caracas, nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili shpëtoi pa marrë ndonjë plagë, ku si pasojë u plagosën 7 ushtarë.

Një grup të cilët e quajnë veten e tyre “ushtarët me T-shirt” kanë marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit nëpërmjet një postimi në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button