Referendumi, ende nuk është vendosur se a do të ketë emetim me pagesë në radiodifuzerë

Lidhur me dilemat, të cilat këto ditë u paraqitën te radiodifuzerët, për mënyrën e emetimit të propagandës së paguar publike lidhur me referendumin, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) përkujton se deri më 17 gusht të vitit 2018 zgjat debati publik për rekomandimet e Agjencisë për prezantim medial gjatë referendumit.

Pas përfundimit të kësaj, Këshilli i ASHMAA do të vendos nëse do të mundësohet kohë shtesë për emetim të propagandës së paguar publike, siç kërkuan një pjesë e radiove dhe televizioneve, njofton MIA,

“Duke pasur parasysh se propaganda publike ka filluar, theksojmë se ndërkohë, radiodifuzerët duhet t’i respektojnë dispozitat e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, gjegjësisht propagandën e paguar publike ta emetojnë në suaza të limitit për reklamim prej 12 minutave në çdo orë reale, e ndarë nga përmbajtjet tjera dhe me porositës të shënuar. Megjithatë, gjitha subjekteve të interesuara duhet t’u sigurohen kushte të barabarta për qasje në kohën e reklamimit, me  çmime të barabarta për të gjithë”, thuhet në kumtesën ASHMAA.

Për këtë, nga Agjencia thonë se e kanë informuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) edhe me shkrim edhe në takimin e përbashkët.

“Agjencia vlerëson se ajo që Ligji për referendum konfirmon se propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, mund të zhvillojë propagandë publike, por nuk nënkupton se ka ‘qasje të privilegjuar’ te mediat, as në pikëpamje të shfrytëzimit të kohës, as në pikëpamje të çmimeve për reklamim”, theksohet në kumtesën e Agjencisë për Media. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button