Programi Vjetor, Ministria e Kulturës në krye me Asaf Ademin e papërgjegjshme ndaj gazetarëve

Ka një muaj që redaksia e Portalb.mk ka dorëzuar pyetje deri te Ministria e Kulturës për të marrë informacione se çfarë është duke ndodhur me procedurën e verifikimit të projekteve që parashihen në Programin Vjetor të Ministrisë së Kulturës – program ky që u cilësua me nepotizëm që në momentin e publikimit të tij në muajin shkurt, njofton Portalb.mk. Pëgjegjësit në këtë ministri në këtë rast sillen mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk e kryejnë detyrën e vet për të cilën i paguajnë qytetarët e Maqedonisë.

Personat zyrtarë përgjegjës për marrëdhënie me publikun, konkretisht Nurxhan Asanovska, nuk përgjigjen në e-mail, por as në thirrjet telefonike. Mbeten dyshimet çfarë fsheh kjo minisitri në krye me Asaf Ademin, që nuk përgjigjet në pyetjet siç vijojnë më poshtë:

Këto informata duhet të jenë PUBLIKE, Ministria e ka për DETYRË t’i bëjë publike.

Bëhet fjalë për informata me karakter publik, Ligji parasheh që në afat prej një muaji, personi i autorizuar për këto informacione të përgjigjet në kërkesë. Siç mund të shihet nga data e mesazhit të dërguar, 2 korrik 2018, tashmë ka kaluar edhe afati njëmujor. Për këtë, Portalb.mk do të ankohet në Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Përndryshe, arsyeja e insistimit për të marrë informacione në lidhje me Programin Vjetor Kulturor 2018 ka të bëjë me skandalin që u publikua në muajin shkurt, kur u pa se si organizata joqeveritare pa objekt vetanak dhe individë pa karrierë kulturore kanë marrë mijëra denarë nga Ministria e Kulturës. U pa edhe si individë të afërt me të punësuarit në Ministrinë e Kulturës kanë fituar financa për dy projekte kulturore.

Tash ministër i Kulturës është Asaf Ademi, ndërkohë që ish ministri i Kulturës, Robert Allagjazovski në prill deklaroi se nga Programi Vjetor janë larguar 10 projekte në vlerë prej 500 mijë denarësh.

Këto 10 projekte janë tërhequr:

    • Festivali i Këngës Shqipe “Event” të Shoqatës kulturore – artistike “Event 2012” nga Tetova
    • “Fllad poetik” i Shoqatës “Inovacion”
    • Festivali Folkloristik për Fëmijë Shoqatës “Ble AND” nga Tetova
    • “Duke i mësuar vlerat tona” të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë Art – Tetovë
    • “Afirmimi i kulturës shqiptare nëpërmjet promovimit të kuzhinës së Gostivarit në Francë” të Shoqatës DRITA AGV – Gostivar
    • “Afirmimi i qëndrueshmërisë së kulturës  shqiptare nëpërmjet promovimit të zakonit tradicional të synetisë shqiptare në Maqedoni”, Shoqata Drita AGV – Gostivar
    • “Pjesëmarrje në Festivalin e 19 Ndërkombëtarë” të Ansamblit “Tingujt e Karshiakës”
    • Dy projekte për realizimin e koncerteve të shoqatës kulturore – artistike “Alegretto”.

Shuma e përgjithshme e këtyre projekteve është 8.519.000 denarë.

Ja cilat projekte janë tërhequr nga Programi Vjetor i Ministrisë së Kulturës

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button