SHBA i bën thirrje Rusisë ta tërheq ushtrinë nga Ahbazia dhe Osetia Jugore

SHBA i bën thirrje Rusisë t’i tërheq ushtarët nga territoret separatiste të Gjeorgjisë, Abhazisë dhe Osetisë Jugore, pavarësinë e së cilës Moska e njohu para 10-të viteve.

“Ato  rajone janë pjesë e Gjeorgjisë. Ato nuk janë pjesë e Rusisë. SHBA-ja vazhdon ta mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heder Nojert.

“SHBA-ja i bëri thirrje Rusisë t’i tërheq ushtarët e saj nga pozicionet të cilat u përcaktuan me marrëveshjen për ndërprerjen e zjarrit nga viti 2008”, shtoi ajo.

Rusia dhe Gjeorgjia prej para ca kohësh janë konflikt për shkak ambicieve të Tbilisit për anëtarësim në BE dhe NATO, transmeton BTA.

Gjatë verës së vitit 2008, njësite ushtarake ruse hynë në territorin e Gjeorgjisë me qëllim t’i ndihmojnë rajonit separatist prorus Osetia Jugore, ku Tbilisi bënte operacion ushtarak. Për pesë ditë forcat ruse depërtuan te ushtria gjeorgjiane dhe u kanosën se do ta ndërmarrin kryeqytetin.

Marrëveshja, e lidhur me ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm francez Nikolla Sarkozi, çoi drejt tërheqjes së ushtarëve rusë, por Moska e njohu pavarësinë e rajoneve separatiste Abahzisë dhe Osetisë Jugores dhe atje ka prani të përforcuar ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button