MPB: Spasovski do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të parashtrojë vendim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski, kumtoi sot MPB-ja, transmeton MIA.

Automjeti zyrtar “Renxh Rover DIskaveri Sport” me targa të regjistrimit SK 9559 AL, siç kumtoi MPB-ja, më 2 gusht pas hetimit të zbatuar nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale është konstatuar se është dërguar në Greqi me urdhër të nënshkruar nga drejtori i sigurisë publike. Automjeti, siç theksohet në kumtesë, është drejtuar nga nëpunësi policor, i punësuar në Sektorin për mbrojtje të personaliteteve dhe objekteve të caktuara ka udhëtuar në territorin e Republikës së Greqisë.

“Në deklaratën e tij, drejtori Velkovski potencoi se angazhimin e automjetit zyrtar e ka bërë nga nevoja, për atë që një kohë të gjatë kanë ekzistuar kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij dhe për arsye që të njëjtën ditë ai ka qenë i angazhuar në punë lidhur me festimin e 2 gushtit dhe për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit në Meçkin Kamen, si dhe ngjarjet të cilat ishin në vijim ka vlerësuar se është e pasigurt që vajza e tij të udhëtojë vetë. Për këtë ai ka vendosur ta angazhojë një anëtar të sigurimit të tij”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Në këtë rast, siç theksohet, tërësisht nuk është zbatuar procedura për udhëtim zyrtar edhe krahas urdhrit për udhëtim, nuk është nënshkruar vendim për udhëtim zyrtar.

“Për këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deri tek Qeveria e RM-së do të dorëzojë propozim për shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Lazo Velkovski, potencohet në kumtesën e MPB-së.

Veturë zyrtare e MPB-së në rrugë të Greqisë për pushime (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button