fbpx

Si 16-vjeçar filloi të mbjell çdo ditë drunj, pas 39 viteve e shndërroi ishullin në një pyll ku jetojnë tigrat dhe elefantët (Foto)

I përkushtuar dhe betuar për ta ruajtur natyrën, ju sjellim historinë frymëzuese të burrit i cili pa ndihmën e askujt arriti ta “mbjell” pyllin më të madh sesa parku qendror i New Yorkut.

Jadav Payeng që jeton në Majuli në Assam të Indisë – ishulli në liqenin më të madh në botë, ishte alarmuar me shkatërrimin që i ishte bërë tokës pas përmbysjeve që ndodhën në vitin 1979, transmeton Telegrafi.

Për të parandaluar shkatërrimin e mëtutjeshëm, ky burrë që asokohe ishte vetëm 16-vjeç, vendosi të mbjell drunj për çdo ditë, duke shpresuar që pas plotë 39 viteve punë ta shndërroi ishullin në një pyll të shtrirë në 1,360 akra, që do të shërbente si shtëpisë për tigrat e Bengalit, rinoqerontët dhe 115 elefantë.

Për fat të mirë puna e babait të tre fëmijëve doli në pah në vitin 2007, kur një fotograf i njohur si Jitu Kalita shkrepi disa fotografi të pyllit të tij që për pak muaj u bë atraksion turistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close