Anketa për referendumin, 41,5 për qind do të votojnë ‘për’ dhe 35,1 ‘kundër’

Në anketën e realizuar nga Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar lidhur me referendumin e 30 shtatorit, me pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë” shumica e qytetarëve dhanë përgjigje pozitive, edhe atë  41.5 për qind, kundër do të votonin 35.1 për qind, 12.4 për qind janë ata që nuk do të votojnë, 9.2 për qind janë të pavendosur, ndërsa 1.9 kanë refuzuar të përgjigjen në anketën, transmeton Telma.

Sipas këtij hulumtimi, shumica më e madhe prej 66.4 për qind do të del të votojë, 19.8 për qind do të bashkohen me iniciativën për bojkotimin, 11.9 për qind ende nuk kanë vendosur , dhe 1.9 për qind  nuk janë përgjigjur.

Analiza sipas përkatësisë etnike tregon përkrahje më të madhe të shqiptarëve  dhe më të vogël të maqedonasve. 45.2 për qind e qytetarëve maqedonas janë kundër, 27.4 janë për, ndërsa të tjerët nuk dinë ose nuk do të votojnë. Tek qytetarët shqiptare 88 për qind janë për, ndërsa 2.2 për qind janë kundër. Sipas strukturës së moshës, 48.2 për qind e të rinjve do të votojnë për, ndërsa 34.1 për qind do të votojnë kundër. Përkrahje më të madhe janë personat të arsimuar me shkollë të lartë.

Për marrëveshjen qytetarët më së shumti janë informuar nga mediat – deri në  73 për qind, ndërsa të tjerët, nga rrjetet sociale dhe nga bisedat me familjarë dhe miq. Vetëm 3.1 për qind e kanë lexuar marrëveshjen, por 85 për qind thonë se kanë informacion rreth marrëveshjes, 19.5 për qind thonë se e dinë në plotësisht, 32.6 për qind e din marrëveshjen mesatarisht, ndërsa 11.6 për qind dhanë vlerësim më të ulët nga 1 deri në 5.

Për numrin më të madh të të anketuarve, gjegjësisht sipas 48.3 për qind , pyetja e referendumit është e qartë dhe e kuptueshme, ndërsa për 44.8 për qind pyetja e referendumit nuk është plotësisht e qartë. E pa kontestueshme është përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë ne BE dhe NATO, ku 80.2 për qind është për.

Anketa është realizuar nëpërmjet telefonit, ku janë kontaktuar qytetarët nga data 24 korrik deri në 1 gusht. Rezultatet i janë nënshtruar statistikave me gabime +/-3,1 për qind me besim në nivel të pranueshëm prej 95 për qind.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button