U miratua buxheti, anëtarët e KSHZ-së nuk do të marrin bonuse për referendumin, vetëm rroga

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) miratoi buxhetin për mbajtjen e referendumit të marrëveshjes Maqedoni – Greqi dhe sipas tij, do të harxhojë 169 milion denarë apo 2,9 milion euro. Në buxhetin e planifikuar nuk janë paraparë bonuse për anëtarët e KSHZ-së, siç ka qenë më parë gjë e cila u skandalizua, por ata do të marrin vetëm paga të rregullta.

Kryetari, Oliver Dernovski tha se ky nuk është buxheti definitiv.

“KSHZ ka për detyrë të miratojë plan financiar për ndarjen e këtyre mjeteve. Në këtë plan së pari planifikohet të shpenzohen 169.770.000 denarë, gjegjësisht 20% më pak nga se u parapa. Plani nuk do të thotë se kjo është shifra definitive. Shpresojmë se pas zbatimit të tenderëve do të kryhet ulja e mëtutjeshme e mjeteve me qëllim të harxhimit racional të parave nga detyruesit tatimor”-  tha ai.

Për organet zgjedhore janë paraparë 80 milion denarë, ndërsa 27 milion denarë të tjera do të dedikohen për materiale zgjedhore.

Në seancën e sotme, KSHZ vendosi ta shtyjë deri të premten afatin për dorëzimin e çmimoreve për reklamimin në media, por ndaj vendimit për dorëzim të çmimoreve kanë reaguar mediat, duke e cilësuar si vendim skandaloz dhe i panevojshëm.

Reagojnë gazetarët: KSHZ nuk ka të drejtë të imponojë paraqitje mediatike për referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button