fbpx

Struga rrugës për t’u bërë transparente, shumicën e dokumenteve i ka të publikuara (VIDEO)

Komuna e Strugës është duke shkuar rrugës për t’u bërë pjesë e komunave transparente të Maqedonisë, pasi që në uebfaqen e saj i ka të publikuara shumicën e të dhënave që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës, Ramiz Merko i ka të dhënat për udhëheqësit e sektorëve, këshillit komunal, buxhetin e realizuar, të personave përgjegjës për marrëdhënie me publikun që të mundësojë qasje më të lehtë deri te informacionet e karakter publik.

I mungon dokumentacioni për harxhimet e pjesëtarëve komunal dhe projekteve që do të realizohen – të dhëna që do ta bënin llogaridhënësie në aspekt financiar. Këto u premtuan se do të publikohen edhe para tre muajve në intervistën e Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button