Ish ambasadori evropian mesazh Qeverisë: Hapni debat gjithëpërfshirës për referendumin

Në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, qëllimi i së cilës është zgjidhja e kontestit afatgjatë mes dy vendeve për emrin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga Zoran Zaev, për këto javë aq sa kanë mbetur deri në votim, do të duhet të  fillojë fushatë të madhe informative, porositi ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, në rubrikën për “Prizma”.

“Debati publik gjithëpërfshirës, në nivel nacional dhe lokal, do të jetë me rëndësi thelbësore që qytetarëve t’u sigurohen të gjitha informatat e nevojshme, në bazë të atyre ata mund të sjellin vendim, nëse do t’i pranojnë kushtet e marrëveshjes  ose jo.  Ndërsa koha është e shkurtër. Nëse Qeveria vendos të përgjigjet ndaj akuzave se i ka munguar transparenca në udhëheqjen e negociatave të cilat çuan drejt  marrëveshjes, kohën e mbetur ajo duhet ta shfrytëzojë,  t’i përdorë mirë të gjitha resurset që janë në dispozicion, që të fillojë debat në tërë vendin”, thekson Fuere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button