Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Deb Thompson, 53 vjeçare, shkoi në një dyqan të firmës “Goodwill” për të blerë xhinse sipas porosisë së vajzës së saj me çmim prej 3.99 dollarë amerikanë, kurse pasi i sjelli në shtëpi, në xhepin e djathtë të tyre gjeti një unazë me diamant, që vlen rreth 6 500 dollarë.

“E nxora unazën dhe u ula bashkë me vajzën time dhe të fejuarin e saj, e hapa shuplakën e dorës ku e mbaja unazën dhe iu tregova. Që të tre njëkohësisht brohoritëm Uau. Atëherë më shkoi mendja se me siguri ndonjë i fejuar apo burrë e ka humbur këtë unazë dhe tash nuk mendon më të blejë tjetër për të dashurën”, tha Deb për ABC News.

Deb dhe punëtorët e dyqanit “Goodwill” tashti po tentojnë të gjejnë pronarin e unazës. Në Facebook kanë krijuar faqen “Gjërat e humbura dhe të gjetura”, dhe deri tash kanë marrë shtatë e-maila nga njerëz që pohojnë se ata janë pronarë të unazës.

“Dëshiroj që e tërë kjo të përfundojë në këtë mënyrë: që dikush të vijë e të thotë se e ka humbur unazën dhe pastaj ta dëshmojë pronësinë mbi unazën me faturën për blerjen e saj. Kjo ende nuk ka ndodhur, por do të shohim pas pak kohe”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button