“Vajza me telat” dhe “Akademia e solistëve” sot në “Verën e Ohrit”

Programi i dramës i festivalit “Vera e Ohrit” sonte vazhdon me shfaqjen teatrale “Vajza me telat” nga Marjan Neçak dhe Maja Hërgoviq, projekt i cili vjen si bashkëpunim i Teatrit Popullor slloven SNG Drama Lubjanë dhe Teatrit Lëvizës Muzikor nga Manastiri.

Rolet në shfaqjen “Vajza me tela” i luajnë Barbar Cerar, Urosh Furst dhe Branko Shturbej. Autore e vargjeve në shfaqje është Ana Buntevska.

Shfaqja do të luhet në skenën “Saraji i Poshtëm” me fillim në orën 21.

Sa i përket programit muzikor, sonte në kuadër të “Verës së Ohrit” është koncerti i Orkestrës kamertale “Akademia e solistëve”, me performancë të duos së pianistëve Marko Skiavo dhe Serxho Markexhani nga Italia dhe violinistja “Ajman Musakjajeva nga Kazakistani nën dirigjimin e maestro Gudjon Emillson nga Islanda.

Në programin e koncertit në “Shën Sofija” janë vepra nga Eduard Grig, Leopold Kozheluç, Kamij Sen-Sans, Pablo de Sarasate, Zhil Masne, Franc Vaksman dhe Zhorzh Bize.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button