FMD-ja kritikoi OJQ-të dhe VMRO-në që e bojkotojnë referendumin, ftoi qytetarët të shprehen lirshëm

Forumi për Maqedoni Demokratike (FMD) e ka përshëndetur shpalljen e referendumit dhe për të njëjtin ka vlerësuar “se pritet që një kohë të gjatë dhe është kyç për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë: përcaktim strategjik afatgjatë i shumicës së qytetarëve të Republikës së #Maqedonisë, si dhe për anëtarët e organizatës sonë”, njofton Portalb.mk.

FMD-ja dënon ashpër pozitën e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE-së për bojkotim të referendumit duke vlerësuar se është kundër çdo përpjekje për kushtëzim të referendumit.

“Forumi është kundër çdo përpjekje për kushtëzim të procesit të referendumit dhe të ndryshimeve të mundshme kushtetuese si shkelje e të drejtës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që të shprehen për vullnetin demokratik, por edhe për përcaktimin strategjik afatgjatë të dy faktorëve politik më të mëdha në shtet për deklarimin në referendum për këtë çështje. Forumi është kundër edhe përpjekjes për amnisti të disa individëve të dyshuar nga pushteti paraprak. Jemi të bindur se një amnisti e tillë do të paraqiste sulm fatal për shtetin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë dhe për kredibilitetin e shtetit tonë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e FMD-së.

FMD-ja ka vlerësuar se zgjidhja e problemit Maqedoni – Greqi, përcakton pozitën e Maqedonisë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe se nuk duhet të shihet si përkrahje ndaj partisë në pushtet – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM).

Nga kjo organizatë kanë dënuar ashpër edhe deklarimin e 30 organizatave joqeveritare për bojkotim të referendumit i cili do të mbahet më 30 shtator me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë?”.

Maqedoni, fushata për referendumin ka filluar të “ndizet”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button