Messi e di: Plani “bombë” që nxjerr Dembele nga Barça

Në “Camp Nou” akoma priten shumë surpriza në këtë treg transferimesh. Pas disa transferimeve, në zyrat e klubit katalanas vazhdojnë të dalin emra qe mund të forcojnë ekipin e Valverde-s, transmeton Telesport.
Obsesioni i madh i Barcelonës ka një emër : Paul Pogba. Ëndrra e katalanasve është të bashkojë mesfushorin francez me Messin, Coutinho dhe të tjerët dhe për këtë janë të gatshëm të sakrifikojnë një tjetër yll: Ousmane Dembele.

Situata e francezit është nga më të veçantat. Nga Barcelona insistojnë që mbështeten tek ai, por e vërteta është se transferimi i Malcom dhe fakti që studiohen ofertat që vijnë për të, të bëjnë të mendosh të kundërtën.
Në dhomat e zhveshjes së Barcelonës janë të bindur që direktiva do të pranonte daljen e Dembele nëse kjo do të thoshte ardhjen e Pogba.

Në “Camp Nou” nuk përjashtojnë një ndryshim të kartave, pasi Jose Mourinho do e shikonte me një sy të mirë transferimin e ish lojtarit të Borussia Dortmund. Kjo javë mund të jetë vendimtare, kjo sepse Mino Raiola po shtyn që ta shohë Pogba me fanellën e Barça-s dhe Dembele mund të jetë i sakrifikuari i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button