Stili formal dhe ngjyrat që nuk duhet t’i vishni asnjëherë (FOTO)

Ne nuk jemi të sigurt për ju, por me me gjasë që ftesa të shumta dasme u kanë ardhur këto kohë, dhe kur keni parë të shkruar “black tie”, të gjitha mendimet u janë vërtitur në kokë, shkruan Class. Me vrap mund të keni hapur garderobën për të parë me kujdes veshjet e zeza që i rrinë mirë një ngjarje të tillë, por ne kemi shkruar përtej kësaj.

Kjo është arsyeja pse ne hartuam një udhëzues për veshjen formale të zezë që do t’ju ndihmojë të gjeni outfit-in e duhur për një martesë, një aktivitetet, mbrëmje gala apo një organizim i një lloji tjetër që kërkon doemos një papion të zi apo një stil veshje me këtë nuancë. Jeni gati?

Papioni i zi

Ky është një aksesor must për aktivitetet që fillojnë pas orës gjashtë të pasdites. Kjo përkthehet në një stil veshje elegant, ku meshkujt veshin tuxedos, ndërsa kodi zbatohet më shumë për burrat sesa për gratë.

Me fustan apo pa fustan: A kam një mundësi?

Përveç nuancës së bardhë, ajo e zeza është një formë formale veshjeje me të cilën do të përballesh më shpesh në dasma apo mbrëmje gala. Për gratë, është e zakonshme që të veshin fustane të gjata që arrijnë deri në dysheme, por mund të bëhen përjashtime. Është krejtësisht e pranueshme të vishni një fustan kokteji që tashmë e keni në dollap. Megjithatë, sigurohuni që të keni ngjyrat e pasura dhe ato që bien në sy, si me efekt metalizato, shoqëruar me aksesorë të mëdhenj e xhevahirë që bien në sy.

“Black Tie”: Çfarë do të thotë për gratë

Nëse ju merrni një ftesë me termin “papion i zi, e detyrueshme” e dini që kjo i referohet kryesisht burrave që duhet të veshin një smoking. Për femrat, kjo do të thotë që ju keni mundësi të vishni një fustan në të njëjtën nuancë, por në stilin e veshjes së koktejit. Mjafton të mos jetë shumë i shkurtër. Potencialisht, mendohet ideja që ju do të shkelni në një ambient të mbushur me meshkuj të veshur me tuxedos formale, ndërsa femrat me fustane të gjata.

Ngjyra e kuqe në një event formal?! Cila është marrëveshja?

Ky rregull i modës u vendos gjatë kohëve më konservatore, kur e kuqja mendohej se ishte një mënyrë shumë sexy joshjeje! Vëmendje ndaj ngjyrave! Por, nuk është fort e këshillueshme si nuancë! Sidomos për dasma. Një rregull i artë:  Zgjidhni fustane të kuq që janë bërë nga pëlhura të pasura me organza, në vend të satenit me shkëlqim.

Veshja e bardhë në dasmë. Po ose jo?

Përkundër faktit që librat e mirësjelljes thonë se është krejtësisht e drejtë që të vishen fustane të bardhë për dasmën e dikujt tjetër, ne themi kujdes. Është shumë e guximshme që të ofendosh nusen dhe të heqësh vëmendjen ndaj saj, për ta hedhur të gjithën tek vetja. Edhe pse zgjidhni një fustan të bardhë, kjo do të thotë që jeni përpjekur në mënyrë të vetdijshme për të shkaktuar ndonjë dramë.

Mbulohu!

Duke qenë se disa dasma apo aktivitete formale organizohen në mot të ftohtë, sigurisht që ju nevojitet një veshje që t’ju mbajë ngrohtë. Hiqni dorë nga xhaketat me xhepa, apo xhufka, më mirë lërini ato në shtëpi dhe investoni në një xhaketë leshi dhe një shall elegant kashmiri. Nëse ndieni të ftohtin në lëkurë, hidheni krahëve një xhaketë të tillë, ose shallin dhe voila’.

Të ndryshosh veshjen pas mesnatës?

Herë pas here, festimet nuk ndalen deri në orët e para të mëngjesit. Shumë çifte zgjedhin të organizojnë party që zgjasin tej orarit të parashikuar, e njësoj ndodh edhe me dasmat. A është e pranueshme që të ndryshosh veshjen pas mesnatës? Të heqësh dorë nga veshja formale dhe të shfaqesh me xhinse? Nuk është mëkat! Nëse dhoma e hotelit është lehtësisht e arritshme mund të shkoni të ndërroheni dhe nuk ka asnjë problem.

Burimi: Style Caster

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button