Shfuqizohet procedura për ndarjen e ndihmës financiare për transportuesit ajror

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e shfuqizoi procedurën për ndarjen e mbështetjes financiare për transportuesit ajror, transmeton MIA.

Procedura është shfuqizuar me propozim të Komisionit për zbatim të procedurës për ndarjen e mbështetjes financiare për transportuesit ajror, ndërsa pas hapjes publike që u mbajt më 27 korrik të këtij viti për çka është dorëzuar vetëm një ofertë, nga “Viz er”.

“Në hapjen publike, Komisioni ka konstatuar se kërkesa e dorëzuar për ndarjen e mbështetjes financiare nuk është dorëzuar në pajtueshmëri të pikës 2.1 nga Dokumentacioni për kërkesë, gjegjësisht në tre zarfet e vulosura në brendësi nuk është theksuar emri i plotë dhe adresa e transportuesit ajror, që është një nga kushtet e caktuara në Dokumentacionin për kërkesë”, njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Në bazë të kësaj, Komisioni ka konstatuar se nuk ekzistojnë kushte për evaluim të mëtejmë të kërkesës së mbërritur për mbështetje financiare. Në pajtim me raportin e Komisionit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e shfuqizoi procedurën për ndarjen e mbështetjes financiare.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëron se në afat më të shkurtër sërish do ta publikojë thirrjen publike për ndarjen e mbështetjes financiare për transportuesit ajror, me qëllim që, siç theksojnë, të mundësohet zhvillim i qarkullimit ajror në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button