Trump pranon se djali i tij është takuar me një avokate ruse

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pranuar se djali i tij në qershor të vitit 2016 është takuar me një avokate ruse për të “marrë informacione në lidhje me një kundërshtar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas publikimit të lajmit nga Washington Post, CNN dhe AP se presidenti është i shqetësuar për shkak të këtij takimi në vitin 2016, Trump në një postim në Twitter është shprehur se “Lajmi gënjeshtër është tërësisht i montuar që unë jam i shqetësuar për takimin e djalit tim të mrekullueshëm Donald në Trump Tower”.

Presidenti amerikan ka theksuar se takimi është kryer me dijeninë e tij dhe se ka qenë një mbledhje legjitime dhe në përputhje me politikën për të marrë informacione në lidhje me kundërshtar të tij.

Në lajmet e Washington Post, CNN dhe AP të cilët e bazojnë në burime ku nuk citohen identitete, ishte pretenduar se presidenti Trump mund të përjetojë probleme për shkak të takimit të djalit të tij, Donald Trump Jr më 9 qershor 2016 me avokaten Natalia Veselnitskaya, e cila ka lidhje me Kremlinin.

Donald Trump Jr, në lidhje me këtë takim ku gazeta New York Times ka shkruar për herë të parë, kishte deklaruar se fillimisht me Veselnitskaya kanë biseduar më së shumti për programin e pezulluar për birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Po ashtu djali i Trumpit kishte bërë të ditur se kishte pranuar takimin pas propozimit se do t’i jepeshin informacione që do të dëmtonin kandidaten demokrate, Hillary Clinton, si dhe kishte ndarë shkresat me e-mail të kryera para takimit.

Ndërkohë, janë në vazhdim hetimet e kryera nga Komiteti i Drejtësisë i Senatit dhe prokurori i posaçëm Robert Mueller, në lidhje me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të mbajtur në vitin 2016 në SHBA.

Ndërsa presidenti amerikan, Trump, i refuzon këto pretendime duke i cilësuar hetimet si “gjuetia më e madhe politike e shtrigave në histori”

Po ashtu edhe Rusia mbron idenë e saj se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ky Trump u zgjodh president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button