Vazhdon ‘lufta’ Angelina Jolie & Brad Pitt për kujdestarinë, aktorja është e vendosur

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk e kanë mbyllur ende betejën e kujdestarisë dhe kjo çështje për të dy po bëhet serioze. Kur bëhet fjalë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, aktorja nuk dëshiron që ish-bashkëshorti të jetë pjesë, kështu që, me sa duket, “lufta” do të vazhdojë, shkruan Class.

Angelina Jolie është e gatshme të bëjë gjithçka që Brad Pitt të mos kërkojë asgjë nga kujdestaria e 6 fëmijëve. Madje, edhe nëse gjykata do t’i ndajë fëmijët te të dy prindërit, ajo nuk dëshiron që Brad të ketë lidhje me ta dhe aq më pak, të jetë pjesë e jetës së tyre. 

“Angelina nuk dëshiron të ketë të bëjë më me Brad, prandaj do që as fëmijët të mos kenë lidhje me të”, mësohet të ketë thënë një burim i afërt me aktoren për HollywoodLife. “Ky, në të vërtetë, nuk është një zhvillim i papritur, sepse ajo këtë ka dëshiruar që kur ata u ndanë, por zërat se Angelina është e vendosur në atë që do për fëmijën janë forcuar edhe më shumë, madje nuk do që Brad të ketë marrëdhënie me fëmijët e tij.”

Beteja për kujdestarinë e fëmijëve ka nisur që kur çifti i dha fund martesës. Edhe para ndarjes me Brad, ishin të dukshme mënyrat e tyre të ndryshme të prindërimit. Fakti që ajo duhet t’u përmbahet rregullave të caktuara nuk duket se po e nxeh edhe më shumë situatën. “Angelina dhe Brad kishin mosmarrëveshje për mënyrën e prindërimit kur ishin bashkë”,– vazhdon burimi.

“Tani që ata nuk janë më bashkë, ajo nuk e kontrollon dot atë që bën i ati me fëmijët kur janë me të dhe kjo gjë pothuajse e çmend. Angelina gjithmonë ka qenë e hapur ndaj lirisë personale dhe fakti që ajo ka privuar lirinë e saj për shkak të Brad Pitt, e zemëron jashtëzakonisht – sepse për sa i përket asaj, ishte faji i tij që martesa përfundoi. Angelina është shumë e zemëruar me Brad, madje pas ndarjes edhe më shumë dhe, ç’është më e keqja, ky zemërim nuk ka për t’iu larguar shpejt”.

Nëse përfundimisht duket se është Angelina ajo që do të largohet plotësisht nga Brad, për shkak të fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, aktorja nuk ka për ta penguar të jetë baba i fëmijëve. “Angelina e sheh Brad-in si një gjemb që po e pengon të jetojë jetën e saj, sepse i duhet ta marrë edhe atë në konsideratë (për hatër të fëmijëve) për çdo zgjedhje dhe vendim të ri që do të marrë në të ardhmen për veten”, – shton më tej burimi. “Angelina është mësuar të ndjekë rrugën e saj dhe nuk mund të rrijë duke pyetur atë çfarë do të bëjë me fëmijët. Edhe sepse e di mjaft mirë këtë pjesë….”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button