Rusia paralajmëroi NATO-n dhe Gjeorgjinë

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, duke pretenduar se hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të sjellë një konflikt të frikshëm, tha se kjo situatë mund të shkaktojë pasoja shkatërruese dhe se nuk e kuptojnë pse kjo është e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në një program në radio, Medvedev, ka mbrojtur idenë e tij se mund të pengohej që më parë lufta e përjetuar në vitin 2008 në Osetia.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë të mëparshme kishte njoftuar se të gjithë anëtarët e NATO-s do të vazhdojnë të punojnë për të përgatitur anëtarësimin e Gjeorgjisë.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, anëtarë të NATO-s, do të vizitojnë sot për të zhvilluar takime kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis.

Po ashtu edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë ishte shprehur se do ta vlerësojnë në mënyrë “jashtëzakonisht negative” zgjerimin e NATO-s duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button