Tetova assesi të “lirohet” nga mbeturinat, edhe pika për ngarkim-shkarkim shndërrohet në deponi të egër (FOTO)

Ka një muaj që pika për ngarkim-shkarkim të mbeturinave që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh nuk i dërgon mbeturinat në Deponinë Drislla. Si pasojë, vendi duket i shëmtuar, i papastër dhe kundërmon aromë e keqe. Tani, vendi ngjan si në kohën kur u krijua deponia e egër në hyrje të qytetit e cila helmonte banorët, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk gjatë ditës së sotme ishte në vendin në të cilin Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova-Tetovë” duhet të bëjë grumbullimin e mbeturinave nga gjithë qyteti. Përmes fotografive përshkruhet më mirë gjendja të cilën e hasëm në të.

Por, nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova-Tetovë” thonë se mbeturinat nuk kanë mundur të përpunohen shkaku i një defekti që ka pasur makina e cila bën paketimin e mbeturinave në kosha të mëdhej.

“Kemi pasur një defekt me një cilindër në makinën e cila bën paketimin. Tani e kemi rregulluar dhe besoj se për një javë ai vend do të pastrohet”  tha për Portalb.mk, drejtori i NPK-së Xhelal Ceka.

Problemi me menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, nuk është diçka e re. Në kohën kur kryetar ishte Sadi Bexheti, mbeturinat mblidheshin në afërsi të stacionit të autobusëve, duke krijuar kështu një deponi të egër të tmerrshme.

Më pas, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi gjatë mandatit të saj të parë, nga stacioni i autobusëve transferoi këtë grumbull mbeturinash në hyrje të qytetit, duke e përkeqësuar kështu ende më shumë gjendjen.  Ato digjeshin thuajse çdo natë duke helmuar banorët të cilët disa herë kanë protestuar.
Vetëm pasi që i kaploi një zjarr i madh, ajo zonë u pastrua dhe mbeturinat filluan të dërgohen në këtë Stacion për ngarkim-shkarkim në rrugën Trebosh- Tetovë.

 

“Deponia e egër” në hyrje të Tetovës në vend se të pastrohet ajo po zgjerohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button