Veseli: Nuk do të bisedojmë për ndarje të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pohon se ndarja e Kosovës nën kurrfarë rrethanash nuk do të jetë temë e dialogut, dhe theksoi se pjesa finale e marrëveshjeve do të sjellin njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB.

“Kosova do të shkojë në dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obliguese – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euroatlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët me SHBA-në dhe BE-në. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje. Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe në BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, deklaroi Veseli për Koha Ditore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button