Mula valon flamurin kosovar në malin më të lartë në Rusi dhe Evropë

Alpinistja kosovare, Arineta Mula, ka arritur sot të ngjitet në malin më të lartë në Evropë.

Në një postim në Facebook ajo ka treguar se e ka valuar flamurin kosovar për herë të parë në malin Elbrus në Rusi.

“Për Kosovën tonë. Sot në mëngjes ora 08:15 arrita ngjitjen e malit më të lartë në Evropë, Elbrus 5642 metra. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzoi flamurin para nisjes që sot për herë të parë valoi në malin Elbrus”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button