Është rrëzuar një avion në Alpet e Zvicrës, 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në Alpet e Zvicrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët policorë njoftuan se një avion me 20 pasagjerë është rrëzuar në juglindje të Zvicrës, prej të cilëve të mbijetuar nuk ka.

Në rajon janë dërguar ekipet e kërkim shpëtimit, ndërsa ka nisur hetimi në lidhje me rastin.

Ndërkohë edhe një avion tjetër i vogël është rrëzuar në pjesët qendrore të vendit, ku kanë humbur jetën 4 persona nga e njëjta familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button