Gjithçka gati për Haxhin 2018, nga java e ardhshme fillojnë udhëtimet

Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti do të udhëtojnë në Arabinë Saudite nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të AA-së, këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.

Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi në rajon ka shkaktuar që të zvogëlohet numri i haxhinjëve.

Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button