Sadiku lëndohet rëndë në miqësoren e Levantes

Armando Sadiku nuk po bëhet rehat. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në kërkim të një skuadre pasi nuk ishte në planet e Levantes, transmeton Telegrafi.

Por miqësorja e Levantes ndaj Heerenveenit është shndërruar në ferr për sulmuesin shqiptar.

Sadiku ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është detyruar të largohet nga loja në pjesën e dytë.

Sipas medieve spanjolle, lojtari është rikthyer nga Holanda në Spanjë për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Dyshohet se Sadiku ka lënduar ligamentet e gjurit dhe kësisoj pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ky lëndim ia pamundëson edhe largimin nga Levante gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Shqipërisë kishte disa oferta nga Turqia dhe Greqia, ndërsa flitej se mund të kthehet edhe në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button