Shkoi të marrë nusen, rrëzohet dhëndri me helikopter në Korçë

Manovrimi i gabuar i pilotit të një helikopteri të një kompanie private për pak mund të kishte shkaktuar tragjedi në Korçë. Helikopteri privat ishte prenotuar për marrjen e një nuse në një ceremoni martesore që zhvillohej në qytetin juglindor, por ulja nuk ka shkuar siç duhet, transmeton Gazeta Shqip.

Mësohet se helikopteri me dhëndrin sipër është rrëzuar pranë unazës së qytetit paraditen e sotme, pasi ka fluturuar ulët dhe është përplasur me një pemë.

Ideja e çiftit për të udhëtuar me helikopter ditën e martesës ka dështuar dhe për më tepër ka shkaktuar panik të madh tek familjarët dhe banorët e zonës ku ra mjeti fluturues.

Nga raportimet mësohet se nuk ka të lënduar në vendngjarje dhe policia ndodhet aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button