Nesër bëhet spërkatja e dytë kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Shkupit

Qyteti i Shkupit bëri të ditur se të hënën do të bëhet faza e dytë e spërkatjes kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit, që përfshin spërkatje me aeroplan dhe dezinsektim nga toka.

Dezinsektimi me aeroplan do të bëhet nesër në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa dezinsektimi terestrik më 7 gusht (e martë) gjatë ditës.

Nëse kushtet e motit nuk e e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, kjo do të bëhet gjatë ditës së parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Njëheri, nga Qyteti i Shkupit potencojnë se bletarët duhet me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button