Sarandë, mbytet në det një 19-vjecar, një tjetër viktimë gjendet në Durrës

Një 18-vjecar nga Gjirokastra ka gjetur sot vdekjen, pasi është mbytur në detin Jon. Kanë qënë shokët e tij ata që lajmëruan policinë e cila saktëson se i riu është mbytur në afërsi të kanalit të Çukës, në Sarandë. 

Policia e ka identifikuar viktimën si Ardit Xhelili, ndërkohë që policia po heton për ngjarjen. 

Po sot është gjetur në ujërat e detit Adriatik, në zonën e Golemit në Durrës kufoma e një mashkulli rreth të 60-ve. Sipas policisë, dyshohet se personi i mbytur ka pësuar infarkt në ujë. 

Po sipas policisë, dyshohet se viktima ka qenë pushues, pasi ishte i veshur me rroba banjoje. Policia po heton për identifikimin e viktimës, si edhe për shkaqet e mbytjes së tij. /Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button