KE për fjalimin e Ivanovit: Të githë të sigurojnë implementimin e marrëveshjes me Greqinë

Komisioni Evropian (KE) ka reaguar në fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov në Meçkin Kamen ku deklaroi se nuk e mbështet marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Brukseli porositi se pret nga të gjitha anët të jenë konstruktiv, lajmëron korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

“Presim nga gjitha forcat politike të luajnë rol konstruktiv në përkrahjen e qëllimit të përbashkët strategjik të integrimit evropian dhe të sigurojnë implementimin e marrëveshjes”, kanë thënë nga KE-ja, pas fjalimit të Ivanovit.

KE-ja rikujton se e përkrah marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Ka më shumë hapa që duhet të ndërmerren në dyja vendet që marrëveshja të bëhet përfundimtare, siç thamë do t’i mbështesim këto hapa sa më mirë që mundemi”, thuhet në përgjigjen e KE-së. Brukseli kërkon qytetarët të marrin pjesë në referendum dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre qytetare, pasi ky është “moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, thonë nga KE.

Lidhur me incidentet në Krushevë, KE i fton qytetarët qetësisht të shprehin pikëpamjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button