Putin emëron Bazdnikin për ambasador të ri të Rusisë në Maqedoni

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin emëroi Sergei Bazdnikin si ambasador në Republikën e Maqedonisë.

Dekreti i emërimit të ambasadorit të ri u botua së bashku me një dekret tjetër, me të cilin Putini largon ambasadorin aktual Oleg Shcherbak nga zyra, i cili ishte në detyrë që nga viti 2010.

Sergei Bazdnikin është një ish-zv. shef i departamentit për planifikimin e ministrisë së jashtme të Rusisë.

“Sergei Aleksandroviç Bazdnikin emërohet ambasadori i ri i Rusisë në Republikën e Maqedonisë” thuhet në dekretin e Putinit.

Nuk theksohet asnjë arsye për ndryshimin e ambasadorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button