Riaktivizohet peticioni për dorëheqjen e Ivanovit

Me peticion elektronik kërkohet dorëheqja e presidentit Gjorge Ivanov.

Iniciativa qytetare “Megafon” sërish ka aktivizuar peticionin për mbledhje të nënshkrimeve për dorëheqjen e Ivanovit, i cili u hap në 2017.

“Ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të pa revokueshme të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për shkak të sjelljes së tij të vazhdueshme të: 1. Bllokimit të Maqedonisë në eurointegrime, 2. Mos dhënien e mbështetjes për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, 3. Nxitje të gjuhës së urrejtjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe maqedonasve dhe grekëve”, thuhet në peticion.

Deri më tani peticionin e kanë nënshkruar pothuajse 7,500 qytetarë.

Peticionin mund ta nënshkruani: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button