Maqedonia pjesë e projektit Rrjedha Jugore

Gjiganti rus i naftës “Gazprom” ka draft marrëveshje për anëtarësimin e Maqedonisë në projektin Rrjedha Jugore.

Plani së shpejti do të dorëzohet në Qeverinë e Federatës Ruse pas çka do të nënshkruhet, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse të naftës Aleksej Miler në takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Na informuan se nga pala e tyre janë kryer procedurat për marrëveshjen dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Energjetikës, ashtu që gjatë javëve të ardhshme duhet të përmbyllen procedurat në Ministrinë e Energjetikës dhe në Qeverinë e Federatës Ruse pas çka do të na dorëzohet draft marrëveshja për nënshkrim. Në këtë mënyrë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të zyrtarizohet hyrja e Maqedonisë në ndërtimin e Rrjedhës Jugore, deklaroi kryeministri Gruevski. /portalb/

  

Lajme të ngjashme

Back to top button