Valët e ardhshme të të nxehtit do të jenë më të shpeshta, më të fuqishme dhe do të zgjasin më gjatë

Shkalla e vdekshmërisë për shkak të valëve të të nxehtit të rritet për 2.000 për qind në disa pjesë të botës deri në vitin deri në 2080, tregojnë rezultatet nga studimi i publikuar në revistën  PLOS Medisin, njofton MIA.

Shkencëtarët një kohë të gjatë paralajmërojnë se ndryshimet klimatike do të sjellin kushte më ekstreme kohore në mbarë botën, nga valë të nxehta deri në uragane.

Autorët theksojnë se studimi më i madh deri më tani i cili e hulumton vdekshmërinë  nga valët e të nxehtit, për të cilat paralajmërojnë se do të përforcohet intensiteti.

“valët e nxehta të ardhshme do të jenë më të shpeshta, më të fuqishme dhe do të zgjasin shumë më gjatë”, thotë profesor Juning Guo nga Universiteti Monash në Austri.

Studimi i ri ka përfshirë 20 vende në katër kontinente dhe autorët konkluduan se rritja e vdekshmërisë ka shumë gjasa të jetë në Ekuator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button