Maqedoni, sigurohen 10 milionë euro për aksin rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair

Janë siguruar 10 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair (kufiri me Bullgarinë), kumtoi Ministria e Financave (MF), njofton MIA.

Do të sigurohen 2,6 milionë euro shtesë si grant përmes instrumentit “Kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor” të Bashkimit Evropian me çfarë do të mbyllet konstruksioni financiar për rehabilimin dhe zgjerimin e 13 kilometrave nga Korridori VIII.

Sipas MF deri në fund të vitit duhet të publikohet tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e tenderit ndërkombëtar për zgjedhjen e kompanisë që do ta rikonstruktojë rrugën.

Ministri i Financave hartoi propozim ligj për garantimin e huasë nga BERZH-i, i cili do të hyjë në procedurë kuvemdore. Pas miratimit të ligjit nga Kuvendi, do të lidhet marrëveshje për hua midis Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe BERZH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button