PDSH-ja sot rizgjodhi Menduh Thaçin për kryetar të partisë (VIDEO)

11:35 – Në Kongresin e VII-të të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është rizgjedhur për kryetar të partisë. Në fjalimin e tij, Thaçi ka kujtuar pararendësin e tij, Arbër Xhaferin dhe ka shtuar se sakrificat që i bën partia e tij, bëhen për gjeneratat e ardhshme, raporton Portalb.mk.

“Këto që po i kalojnë me vite dhe dekada, sfidat, bëhen për të sakrifikuar, ngaqë janë detyra që duhet të bëhen për gjenerata në vijim”, tha Thaçi.

Thaçi ka dërguar edhe kritika ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për të cilin tha se për interesa personale, ka lënë prapa realizimin e çështjes shqiptare. Dhe për këtë Thaçi tha: “Fatkeqësia që të shpërndahet vota shqiptare, dhe ajo të shkojë te maqedonasit, është fatkeqësia më e madhe që ia kanë bërë shqiptarëve”.

Ai ka premtuar se do të punojë për të mirën dhe interesin e shqiptarëve.

“Unë si kryetar i partisë do të mundohem të luftojë për të mirën tonë. Unë me ndihmën tuaj do të mundohem që të pranojmë nevojën, për të punuar për të gjitha nevojat që i kanë shqiptarët. Kur unë sot flas me kryetarët e komunave shqiptare, u them se gjendja është alarmante. Por edhe ato nuk kanë faj, sepse buxheti është i vogël”, tha Thaçi.

 

**********************************************************

09:30 – Nën moton “Një Hap Para”, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tashmë ka nisur mbajtjen e Kongresit të VII-të, raporton Portalb.mk.

Kongresi është duke u mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovën.

Asnjë nga partitë tjera nuk është i pranishëm në Kongres.

Kongresi i VII-të i PDSH-së
Kongresi i VII-të i PDSH-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button