Presidenti Thaçi: Përmbahuni nga provokimet, të ruhet qetësia

Pas marrjes hov të deklaratave në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, dhe lajmeve se serbët e Veriut do të shpallin autonominë, e kurse Presheva do t’i bashkohet Kosovës, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje deri te qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë, njofton Portalb.mk.

“Gjatë këtij rrugëtimi të domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës do t’i përmbahet me përpikëri zotimeve për të ruajtur qetësinë dhe mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Prandaj, si president i vendit u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdolloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Kabineti i presidentit Thaçi.

Më tej në këtë kumtesë thuhet se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për të finalizuar punën në hartimin e draft – stautit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button