Ja ku do t’i kalojnë pushimet ministrat dhe kryeministri i Maqedonisë

Sektori për marrëdhënie me publikun në  Qeveri bëri të ditur se ku do të pushon kabineti qeveritar këtë vit. Sipas njoftimit  kryeministri Zoran Zaev nga pushimi vjetor do të shfrytëzojë disa ditë në periudhën e ardhshme, ndërsa do t’i kalojë me familjen në Ohër.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani me bashkëshorten dhe fëmijët do të jetë në pushim deri më tetë gusht.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të jetë në pushim deri më 12 gusht me bashkëshorten dhe fëmijët në Strugë.

Ministri Edmond Admi i angazhuar për Diasporën sot shkon për një javë në Greqi.

Ministri i Kulturës Asaf Ademi shkon në pushim me familjen në Turqi.

Ministri i angazhuar për Investime të Huaja Bardhyl Dauti pushimin vjetor do ta shfrytëzojë prej 6 gushtit dhe dhjetëra ditë do të kalojë në Shqipëri së bashku me bashkëshorten.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radimila Shekerinska do të jetë shtatë ditë në pushim në Greqi me familjen.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u nis për pushime në Mal të Zi.

Ministrja Zorica Apostoloska nga 20 gushti do të jetë në Oteshevë, në shtëpinë e vikendit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev një pjesë nga pushimi i tij vjetor do ta shfrytëzojë ma familjen e tij në Greqi.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të jetë në pushim dhjetëra ditë në gusht.

Mministri i Financave Dragan Tevdoski do të shkojë në pushim dhjetë ditë me bashkëshorten dhe fëmijët në Greqi.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhjetëra ditët e ardhshme me familjen do të qëndrojë Greqi.

Në Greqi do të shkojë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski me familjen.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska do të shkojë për pushime në Turqi 10 ditë.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski pushimin vjetor do ta kalojë në Kroaci dhe do të qëndrojë disa ditë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deri më 13 gusht do të shkojë në pushim me familjen në Ohër, ndërsa është e mundur të shfrytëzojë edhe disa ditë për udhëtim të shkurtër deri në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button