Ahmeti – Bratushek: Qytetarët tanë duan integrim në NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me ish Kryeministren e Republikës së Sllovenisë, Alenka Bratushek dhe Ambasadorin Slloven në Maqedoni,  Milan Jazbec.

Ahmeti ka njoftuar zonjën Bratushek me zhvillimet e fundit në vend në lidhje me reformat dhe integrimin euroatlantik, ndërsa bashkëbiseduesit kanë këmbyer pikëpamje edhe rreth situatës në rajon.

Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e gatishmërisë absolute të Bashkimit Demokratik për Integrim për të kontribuar drejt përmbushjes së hapave për integrimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“E vetmja alternativë për Maqedoninë është integrimi EuroAtlantik, reformat sistemore, marrëdhënie të mira ndëretnike, kuftë e pa kompromis ndaj korupcionit dhe krimit. Të gjitha këto janë parakushte për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, tha Ahmeti.

Ai u shpreh i bindur që shumica absolute e qytetarëve do të përkrahin integrimin në NATO dhe BE, ndërsa ftoi opozitën që t’i bashkangjitet rrumbullakësimit të procesit integrues sepse këtë e presin qytetarët tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button