Nuk ishte i kënaqur me rrogën, hëngri dajak

Njëzet e gjashtë vjeçari V.M. nga fshati Bërvenicë mbrëmë ka paraqitur se rreth orës 21 ka qenë i sulmuar fizikisht nga ana e 40 vjeçarit Xh.A. nga Treboshi, pronar i butikut ku ka qenë i punësuar ai.

Kur ai i ka thënë se nuk është i kënaqur nga puna dhe rroga, si dhe nga sjellja e pronari ndaj tij, ai menjëherë e ka sulmuar atë, por i sulmuari mënjëherë ka arritur të largohet nga objekti, a më pas ai rastin e ka paraqitur në stacionin  Policor të Tetovës. Sulmuesi XH.A. është i thirrur në polici dhe ndaj tij janë duke u marrur masa përkatëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button