“Vera e Kulturës”, BESA me lider Kasamin: Vetëm Teuta Arifi rrumbullakson projektet pasi mbarojnë

“Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit “Vera e Kulturës Tetovare” pati një sërë parregullsish, si në aspektin e prioriteteve, ashtu edhe në aspektin e transparencës financiare. Çdo projekt në vete planifikohet me precizitetin maksimal, vetëm me Teuta Arifin ndodh që rrumbullaksimi i një projekti të bëhet pasi të mbaroj projekti”, kështu ka reaguar partia BESA me kryetar Bilall Kasamin ndaj mospublikimit të shpenzimeve për projektin “Vera e Kulturës Tetovare” nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njofton Portalb.mk.

Nga BESA me kryetar Kasamin thonë se nuk do të lejojnë, siç shprehen ata, Teuta Arifi të tallet me qytetarët e Tetovës, dhe se duhet të nis t’i zgjidh problemet reale.

“Ne si Lëvizje Besa bashkë me banorët e Tetovës dhe rrethinës nuk do të lejojmë që Teuta Arifi të tallet me prioritet tona. Prandaj, në vend të aktiviteteve të tilla Teuta Arifi urgjentisht të filloj të zgjidh problemin me: mbartjen dhe menaxhimin e mbeturinave, mungesës së kontenjerëve nëpër qytet, mungesës së ujit të pijshëm, mungesës së parkingjeve, mungesës së transportit publik, me qarkullimin e vështirësuar në komunikacioni dhe të filloj hapjen e bulevardeve kryesore, me shtratin e lumit në Poroj. Në kulmin e kohës kur vijnë mërgimtarët bëhet merremetimi i gropave dhe pusetave (shakteve) “gjoja” po punohet, me qëllim që të arsyetojnë kaosin në komunikacion”, thuhet në reagimin e BESA-s.

Nga BESA vlerësojnë se është momenti i fundit që kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi të fillojë të bëj diçka në interes të qytetarëve, ose le ta dorëzojë mandatin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button