Dështoi Modric, Interi vërsulet drejt “Mister X”

Luka Modriç vazhdon të jetë ëndrra e madhe për merkaton e verës tek Interi. Pavarësisht mbylljes së hapësirave për një transferim të tij, nga presidenti i Real Florentino Perez, i cili tha se kush dëshiron Modriç duhet të paguajë 750 milionë euro, kroati është gati ta takojë për të kërkuar të largohet, përcjell Lajmi.net.

Ai i ka thënë tashmë agjentëve të tij, të njëjtët që ndihmuan në kalimin e Vrsaljkos po te Interi, se do të dëshironte të shkonte në Milano.

Gjithçka është në duart e tij dhe të Perez, që nuk do të privohet nga një tjetër lojtar kyç dhe njëkohësisht idhull i tifozërisë madrilene.

Nga ana tjetër, Interi nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse të presë, pak a shumë siç bëri Juventus me Ronaldon.

Nëse lojtari mund të lirohet nga Reali, aty do të hyjnë në lojë Ausilio së bashku me drejtuesit e tjerë zikaltër. Java tjetër do të jetë vendimtare, pasi Modriç mbyll pushimet dhe do të takohet me presidentin e Realit, për të diskutuar në lidhje më këtë çështje.

Në qoftë se kapiteni i Kroacisë nuk do të arrijë të bindë Florentino Perez, Interi, që braktisi përfundimisht pistën Vidal, do të futet me të gjitha forcat për të sjellë në skuadër atë që cilësohet si “Mister X”, një lojtar i rëndësishëm, që zikaltrit po ndjekin dhe që do ta kënaqte pa masë trajnerin Luciano Spalletti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button