fbpx

“Gjymtimi” në regji të Qëndrim Rijanit, pjesë e festivalit “Martin McDonagh” – Rusi

Teatri Shqiptar i Shkupit, me shfaqjen “Gjymtimi” në regji të Qëndrim Rijanit është bërë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar “Martin McDonagh”, njofton Portalb.mk.

Festivali mbahet në Perm të Rusisë, e kurse shaqjen “Gjymtimi” do ta shfaqë më 4 tetor me fillim prej ora 19:00.

Premiera e komedisë së zezë “Gjymtimi”, u shfaq në festivalin Vera e Ohrit në vitin 2014 dhe pos në skenën amë u mirëprit në disa festivale në vend dhe jashtë tij.

Në portfolion e saj shfaqja ka çmimet “Shfaqja më e mirë”, që u mor në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” në Korçë – Shqipëri dhe çmimin “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Tetovë.

Ndërkaq regjisori i komedisë “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në festivalin “Koko Fest” u shpall “Artisti i ri më i mirë”, ndërsa aktorët që luajnë në këtë shfaqje, janë vlerësuar si “Aktorët më të mirë”, Luran Ahmeti në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” – Korçë dhe Adem Karaga në Festivalin Teatror të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close