MPJ ende nuk ka informata zyrtare nga Afganistani për shtetasin e vrarë të Maqedonisë

 MPJ ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet  afgane lidhur me lajmin se shtetasi i Maqedonisë është rrëmbyer dhe vrarë në territorin e Afganistanit, deklaruan nga Ministria për MIA-n.

Nga MPJ theksuan se dje menjëherë pas lajmit kanë dërguar kërkesë për informatë zyrtare deri te institucionet afgane dhe se pas marrjes së informatës zyrtare nga autoritetet në atë vend, sipas  procedurave ligjore, do ta njoftojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mediat e huaja dje paradite lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekai, trupat e tyre janë gjetur, ndërsa pranë tyre ishin edhe kartat e identitetit të tyre. Zëdhënësi saktëson se të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në botë, Sodekso.

Kompania “Sodekso”, për të cilën ka punuar shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët e tij të cilët i humbën jetët në atentatin në Kabul, dje shprehu keqardhje përmes kumtesës deri te opinioni.

Si u kidnapuan dhe vranë shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët e tij në Afganistan, detaje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button